Last Updated on 15/11/2026 by Anisa
Mustafa Nano i ka cilësuar dy partitë më të mëdha në vend, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike si “tokë e xanun”.
Nano përdori këtë term për të thënë se dy subjektet janë nën kontrollin e plotë të dy kryetarëve të tyre. Sipas tij, i pari ishte Sali Berisha që zaptoi PD-në, e më pas, Edi Rama e imitoi duke zaptuar PS-në.
Sipas Nanos, ky është një ndër aspektet që mban Shqipërinë larg Evropës.
“Partitë e rëndësishme, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë ‘tokë e xanun’. Në PD ka 36-37 vjet, që ka në krye një njeri dhe ai e ka zaptuar. Rama erdhi pak më vonë, por ka bërë të njëjtën gjë, ka imituar Sali Berishën dhe ka zaptuar Partinë Socialiste, të cilën nuk e ka as në plan ta lëshojë. Këto janë dukuri në planin politik që ne na mbajnë larg nga Evropa dhe që mund të bëjë këdo në këtë plan të mendojë se shqiptarët nuk janë europianë.“- tha ai./ad
