Last Updated on 15/09/2025 by adminfjala
Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp nga selia blu.
I pyetur nga gazetarët nëse do PD do të njohë strukturën e propozuar nga PS për 11 komisione parlamentare, prej të cilave 7 drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita, Berisha tha se opozita nuk do të votojë pro ndryshimeve në seancë plenare që mbahet nesër.
Sali Berisha:Ne nuk do të votojmë ndryshimin e strukturës parlamentare sepse është bërë një gjë e turpshme. Ndahet një komision në 3 dhe rriten shpenzimet për qytetarët./kb
