Gazetari Ardit Rada ka komentuar zhvillimet më të fundit në Partia Demokratike e Shqipërisë, duke e cilësuar si të pritshëm skualifikimin e kandidatëve të tjerë nga gara për kryetar.
I ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, Rada u shpreh se largimi i Mereme Sela dhe figurave të tjera nuk është surprizë, por pjesë e një logjike të qartë politike të ndjekur nga Sali Berisha.
Sipas tij, kjo lidhet drejtpërdrejt me rezultatin e dobët të zgjedhjeve të fundit dhe me nevojën e Berishës për të ruajtur një imazh të pakontestueshëm brenda partisë.
“Jua thashë dje kur po komunikonim se as Meremen s’do ta gjenim në fletën e votimit. është shumë e thjeshtë: Sali Berisha ka rezultatin më katastrofik në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe të parat të tijat si kryetar i PD, pas Bashës. Në këto momente që Berisha ka vendosur ta përdorë PD-në si mburojë, i duhet të justifikojë edhe pozicionin e tij. Salianji, Balliu, Meremja dhe kushdo tjetër pritej të mos ishin në fletën e votimimt. Së pari për t’i thënë atyrë që e besojnë se askush nuk i plotëson kriteret e Berishës. Dhe së dyti, Berisha nuk do ta ndajë rezultatin me askënd, sepse i faktorizon. Pra nëse Salianji merrte 20%, Kokalari merrte 10% dhe Meremja me të tjerët merrnin 10%… Në këtë formë pa kandidat i merr Berisha 99% edhe e ka si evidencë zyrtare” – tha Rada.
Ai theksoi se figura si Ervin Salianji, Klevis Balliu apo edhe të tjerë, pritej të mbeteshin jashtë garës.
Në fund, gazetari bëri edhe një krahasim kritik, duke kujtuar etiketimet që Berisha i bënte dikur Lulzim Basha, ndërsa sot – sipas tij – mund të cilësohet si “Sali Shuli” për mbylljen që i ka bërë partisë.
