Presidenti rus Vladimir Putin ka shpërndarë të premten çmime shtetërore për individë të vlerësuar për “arritje të jashtëzakonshme” në fusha të ndryshme, përfshirë shkencën, teknologjinë, artin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në mesin e të dekoruarve ishte edhe ish-komisarja për të drejtat e njeriut, Tatyana Moskalkova, e cila ka mbajtur këtë post për gati një dekadë dhe ka marrë pjesë në disa raunde negociatash për shkëmbimin e të burgosurve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ceremonia u zhvillua në kuadër të “Ditës së Rusisë”, një festë kombëtare që shënohet çdo 12 qershor dhe përkujton deklaratën e sovranitetit të vitit 1990, pak para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Autoritetet ruse e cilësojnë këtë ditë si një simbol të shtetësisë moderne të vendit./mxh
