Një fenomen spektakolar meteorologjik, i njohur si “ylberi i reve”, është regjistruar në Indonezi dhe ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale pas shpërndarjes së videove që tregojnë qiellin me ngjyra të pazakonta.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur më 1 maj në distriktin Jonggol, në regjencën Bogor, ku banorët kanë vërejtur një pamje të rrallë në qiell, me re që dukeshin të “veshura” me nuanca të ndryshme.
Në pamjet e publikuara, retë ndryshojnë ngjyrë duke shfaqur tone rozë, jeshile dhe blu, duke krijuar një efekt të ngjashëm me ylberin. Videoja u shpërnda gjerësisht në platformën X, ku disa përdorues dyshuan fillimisht se mund të ishte e krijuar nga inteligjenca artificiale, ndërsa të tjerë konfirmuan se bëhej fjalë për një fenomen real.
Fenomena Awan Iridescent terlihat di langit Jonggol, Bogor, Jumat 1/5/2026.
Awan Iridescent adl fenomena optik akibat difraksi cahaya Matahari oleh partikel kecil di awan tipis, shg tampak berwarna seperti pelangi 🌈
📹 sipa5402 📸 istimewa. https://t.co/6UyjAGc4mw pic.twitter.com/eoRRr56aDm— NyxNara (@NaraSenyap) May 3, 2026
