Ka qytete që janë zhytur në vjetërsinë e tyre, kudo nëpër Evropë. Por, ka edhe qytete që për arsye të ndryshme nuk ruajnë asgjë nga e kaluara e tyre.
Janë pa histori. Ose ua kanë prishur bombardimet gjatë luftës së dytë botërore, ose sepse forca e parasë i ka mundur qytetarët dhe kujtesën e tyre.
Ka ca që ruajnë ndodnjë gjë të vogël që duket e mjerë, e braktisur, që më shumë tregon plagët që ka marrë tradita sesa është ndonjë gjë për t’u vizituar.
Imagjinoni, vjen ndonjë turist ta zemë nga Veriu i Evropës, ka lexuar për “urën e tabakëve” nëpër sita turistika, në fletëpalosje, mbërrin në Rinas, hyn në kryeqytet, objekti tregohet edhe me anë të tabelave të qarkullimit, sikurse “castello di Tirana”. Pret të shohë ku janë!
Zemra i mbushet me kërshëri, shpreson se do të bëjë foto që do t’ua tregojë miqve, do të marrë kartolina që andej, do të ruajë kujtime për qytetërimin e lashtë shqiptar që shkon përtej pellazgëve, ka dëgjuar.
Cfarë të shohë! Një hark i vogël prej guri, mbuluar me kalldrëm të ri. Te Casteglio nuk ka as bedena, as kulla, as gjë prej gjëje, restorant, ndonjë kafe, tregti objektesh që i gjen në cdo cept të Ballkanit. Me siguri pyet : Ore ku është lumi nën urë? Kush e ka ndërtuar këtë gjënë? Po casteglio ku i ka bedenat!
Lëre i thotë guida, hajde shkojmë andej nga muzetë që janë memorje e lavdishme ku shqiptarët përgjonin të tjerët, iu hiqnin thonjtë me darë, iu hapnin letrat, i burgosnin. Aty mund të bësh fotografi eksituese” për miqtë e tu!
Për t’u bërë interesant shton dozat e horrorit. Turistët ndjenë dridhje në duar e këmbë! Po sikur të fillojnë prapë këta utut, dhe të genocidojnë njëri tjetrit sot pasdite.
Kur është avioni i parë për Milano, Napoli, Roma a kudo qoftë ! Mendon nordiku!
Ka qytete pa histori nëpër Evropë, por të rrallë, shumica gëlon nga kujtesa historike, madje ajo kujtesë i mban me të ardhura sepse industria iu tha qyteteve : Mirëupafshim në ndonjë mijëvjeçar tjetër!
Hajde krijojmë ca objekte historike:
Caraca e Cenit!
Hurma e Cetit!
Avllia e Ismetes
Hamomi i jeniçerëve
Sheshi i hajdutëve
Kafja e qokave
Nuk kërkojnë ndonjë investim të madh. Mbi to krijojmë histori pastaj! Shtypim fletë-palosje, bëjmë albume!
Këto qytete pa histori iu ngjanë njerëzve pa kujtesë. Nuk dinë nga vijnë dhe ku shkojnë! Duken si ardhacakë në mes kontash e princash. Si qytete pa babë e pa nënë, qytete kopila!
