Një projekt ekologjik ka nisur së fundmi në disa qytete të Francës dhe Gjermanisë, ku janë zhvilluar korsitë e ashtuquajtura “silent lanes”. Në këto zona ndalohet muzika, trafiku i makinave, motorët dhe zhurmat e forta.
Qëllimi është të krijohen hapësira të qeta për qytetarët që duan të ecin, të vrapojnë ose të ngasin biçikletën pa stres dhe pa ndotje akustike. Reagimet e para kanë qenë shumë pozitive dhe projekti po shqyrtohet për t’u shtrirë në më shumë qytete./KM
