Universiteti i Bergenit ka prezantuar Qytetin Akademik të Biskotave të Xhenxhefilit, një ekspozitë që përfshin gati 200 krijime prej biskotash xhenxhefili me tematikë lirinë akademike, diversitetin dhe demokracinë.
I ndërtuar nga studentë dhe stafi duke përdorur 300 kilogramë brumë, qyteti përfshin ndërtesa universitare në rrënoja, sulmin ndaj Kapitolit të SHBA-së dhe shtëpi të dëmtuara nga përmbytjet si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndër të tjera.
Qyteti Akademik i Biskotave të Xhenxhefilit ekspozohet në Muzeun Universitar të Bergenit dhe përfaqëson një version fantazie të kampusit universitar. Në krijime janë përdorur slogane si: “liri akademike”, “liri shprehjeje”, “debat i hapur”, “Palestina” dhe “ndryshimet klimatike janë reale”.
Sipas universitetit, kjo ekspozitë është një shprehje e ngrënshme e vlerave që përfaqësojnë universitetin dhe komunitetin e tij akademik global./mxh
