Last Updated on 18/10/2026 by EL
Përmes një komunikimi të bërë mëngjesin e sotëm kryeministri Rama, u shfaq më gurë në dorë duke folur për përplasjet e pesë ditëve të studentëve me efektivët, duke theksuar se këta të fundit dalin nëkrye të detyrës dhe është vdekjeprurëse që të përballen me “breshëri plumbash”.
“Është një armë që mund të bëhet vdekjeprurëse. Nuk është etike që unë të tregoj radiografinë, skanerin e kafkës së oficerit të goditur të Policisë në Shkodër.”, tha Rama në fjalën e tij.
vijon…
Edi Rama: Është një armë që mund të bëhet vdekjeprurëse. Nuk është etike që unë të tregoj radiografinë, skanerin e kafkës së oficerit të goditur të Policisë në Shkodër.
Në rastin më të mirë ata shkojnë në 1500 vetë kur në rastin e shumtë janë paqësorë, mendova punonjësit e Policisë, i shikoni kush janë, ja u dini jetët, hallet.
Ja çfarë më shkruajtën sot një kolege për një djalë që është në administratën publike i cili më dha këndvështrimin e tij për situatën. Duke ndarë më me detaje që ai nuk po bën dot karrierë.
Më sjell në mend një situatë kur thuhet se nuk doja të të lëndojë, por tjetri të thotë, nuk ke si të më lëndosh se jam i lënduar.
Policët nuk po kërkojnë vëmendje, por ata kanë nevojë të ndjejnë praninë tonë dhe të shoqërisë në sakrificën e tyre përballë gurëve, molotovëve flakëve e një turmë të maskuar. Unë dua ta analizoj me shumë forcë. Familjet e atyre që janë në uniformë, të marrin këtë dhuratë, në breshëri, pa pushim, me orë e orë të tëra. Ndërkohë që në ekrane shfaqen si autorë të dhunës. Në këto orë, nuk po sfidohem unë, qeveria por po sfidohet një rrugë, një mision, një motiv, Shqipëria e BE në 2030.
Më kujtojnë pamjet e 1998 kur kjo godinë u sulmua me armë. U gjuajt me me mijëra plumba kallashnikovësh. E megjithatë nuk u dogj asnjë biznes as i vogël as i madh. Nuk u turrën ata te bankat, sepse Shqipëria sapo po dilte nga një llahtar. Nga po ai matuf që del dhe bën thirrje nga mëngjesi deri në darkë.
Pse sulmohen sportelet e bankave? Është injoranca që do të gjejnë lekë.
Patjetër qëë një pjesë e popullit e mbështet, siç ata të diasporës, që janë personazhe të njohura nga zgjedhjet e kaluara që udhëhiqnin fushatën e dështuar të PD-së në disasporë. patjetër që në bulevard është një pjesë shumë e vogël e studentëve, të verbër nga idea ekstremiste, të cilat po shfaqen në të njëjtën formë në Paris, Romë, Milano, Portugali, Brazil. Një flamë e përgjithshme, por kjo e jona ka specifikën e vet.
