Last Updated on 06/03/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me të rinjtë e Partisë Socialiste ku ka dhënë mesazhin se mazhorancës i duhet një frymë e re për një mandat pasardhës.
Rama nuk i harroi as ironitë për koalicionet opozitare, kur tha se çdo lëkundje tjetër për të votuar partitë të tjera, është me “risk” për rrugën drejt BE.
“Çdo kërcim tangoje me Kujtim Gjuzin do krijonte një lëkundje të përgjithshme, dhe Kujtim Gjuzi është lulja më e bukur në atë buqetë, është ku ma gjen.
Ne na është hapur rruga kohët e fundit në mënyrë shumë të jashtëzakonshme për mënyrën si funksionon BE. Na është dhënë një kalendar shumë ambicion për t’i mbyllur negociatat në 2027. Çdo parafytyrim i një lëkundjeje është katastrofik për vendin tonë, dhe një mbështetje masive për qeverinë tonë në fakt është më shumë sesa një mbështetje për ne, por mbështetje për të mos e humbur trenin e historisë dhe të bëhemi pjesë e BE.
Nuk e kam menduar që do vinte momenti që do duhej të thosha dhe këtë, por sot në çfarë po shohim BE është i rëndësishëm edhe për ekzistencës dhe sigurinë kështu siç po shkojnë gjërat.
Na duhet lidership, stabilitet në këtë marrëdhënie, na duhen të gjitha ato që ne i kemi ndërtuar me kaq mund në këto vite… dhe çdo kërcim tangoje me Kujtim Gjuzin do krijonte një lëkundje të përgjithshme, dhe Kujtim Gjuzi është lulja më e bukur në atë buqetë, është ku ma gjen”, tha Rama./ S,M