Last Updated on 24/07/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Brigadave ku këtë të premte do të zhvillojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja pritej të niste në orën 09:30 por do të nisë me disa minuta me vonesë.
Siç shihet edhe nga pamjet, eskortat e Kryeministrit ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ndërsa para tij kanë mbërritur edhe ministrat.
Sipas agjendës së shpërndarë deputetëve, fjalën do ta marrë fillimisht kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit.
Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare.
Në përfundim të mbledhjes, fjalën përmbyllëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama./ad
