Last Updated on 26/08/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje ku qytetarë dhe turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve në Shqipëri.
Në postimin e tij, Rama ka shpërndarë momente ku banorë dhe vizitorë bashkëpunojnë me ekipet e bashkive dhe operatorët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të mbledhur mbeturinat e lëna vend e pa vend.
Kreu i qeverisë i ka cilësuar këta vullnetarë si një shembull të shkëlqyer të qytetarisë dhe trajtimit të hapësirave publike.
“Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari, angazhim të përbashkët e stil të bukur jetese”, shkruan Rama. m.p.
