Last Updated on 28/10/2026 by Klara
Ndërsa kryeministri Edi Rama po mban konferencë për mediat sot më 28 tetor, studentët janë duke protestuar.
Studentët e Fakultetit Ekonomik ishin ata që bojkotuan procesin mësimor, bënë thirrje për tubim dhe u drejtuan për tek Fakulteti i Drejtësisë.
Në zonën e Stadiumit Kombëtar, protestuesit iu bënë thirrje personave që ndodheshin në kafe, që të dalin në sheshe e të protestojnë. “Çohuni nga kafja”, “Bashkohuni me ne” ishin thirrjet e protestuesve.
Studentët e vijojnë protestën e tyre kundër qeverisë, ndërsa kanë kërkesë kryesore largimin e kryeministrit nga pushteti./k.m