Last Updated on 02/06/2026 by Anisa
Pas Bosnjë Hercegovinës, Tirana është ndalesa e radhës e një turi ballkanik për Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.
Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, nga ku më pas është zhvilluar një takim bilateral për të vijuar me një konferencë të përbashkët për mediat.
“Me mikun e shtrenjtë të Shqipërisë, Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, për rrugëtimin europian të vendit tonë, hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe objektivin tonë për Shqipërinë 2030 në BE “, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ky tur i Antonio Costa në 6 vende të rajonit i paraprin Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Këto vizita të Antonio Costa janë komentuar si dërgim i një sinjali të qartë për vendosmërinë dhe angazhimin e Unionit Europian në raport më Ballkanin Perëndimor në kuadër të zgjerimit./a.d
