Last Updated on 29/06/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg”. Përmes një tjetër mesazhi publik, Rama e sfidoi Farage për një përballje me shifra reale, duke e akuzuar se po përdor të dhëna të rreme për të ushqyer një retorikë politike pas Brexit-it.
“I dashur Nigel Farage, gjyshja ime katolike më kujtonte shpesh një proverbi latin: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum, të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, shkroi Rama në një mesazh në anglisht drejtuar Farage.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shifra e përdorur nga Farage është qesharake dhe e deformuar. Sipas tij, edhe vetë The Telegraph, gazeta britanike që për herë të parë publikoi këtë raport, e ka korrigjuar duke pranuar se popullsia shqiptare në Britani është shumë më e madhe se 53 mijë vetë, siç pretendon Farage, dhe mund të arrijë deri në 140 mijë. Kjo do të thotë se në realitet më pak se 1 në 100 shqiptarë mund të jenë në burgje britanike. m.p.