Last Updated on 28/06/2026 by EL
Prej orëve të para të mëngjesit, dy turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë.
Në përpjekjet e para për t’u ardhur në ndihmë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së Himarës, por për shkak të terrenit tepër të vështirë nuk kanë mundur t’i nxjerrin.
Më pas në zonë kanë mbërritur FNSH, alpinistë dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, por operacioni i shpëtimit vijon të jetë mjaft i vështirë.
Gjatë gjithë ditës është punuar për evakuimin e tyre, por deri më tani nuk është bërë ende e mundur nxjerrja e turistëve nga gremina./et
