Last Updated on 28/06/2026 by EL
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi do të udhëtojë të hënë në Greqi ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Nikos Dendias në Athinë.
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi pritet të udhëtojë ditën e nesërme në Greqi ku do të zhvillojë një takim me homologun e tij Nikos Dendias në Athinë. Takimi do të nisë me takimin midis Nufit dhe Dendias dhe do te vijojë me biseda ku do të marrin pjesë edhe delegacionet mes dy vendeve.
Në fokus të bisedimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe për mbrojtjen dhe sigurinë rajonale, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare./et
