Jude Bellingham shënoi golin e tij të parë që nga qershori, ndërsa Real Madrid mposhti një Juventus luftarak.
Galaktikët i kanë fituar të tria takimet këtë sezon në Ligën e Kampioneve, ndërsa “Zonja e Vjetër” pësoi humbjen e dytë pas asaj ndaj Komos në Serie A.
Në minutën e 58, Vinicius Jr, gjeti hapësirën për të gjuajtur drejt portës bardhezi edhe pse kishte tri lojtarë juventinë.
Topi goditi shtyllën dhe shkoi tek anglezi, që e futi në rrjetë. Ky ishte goli i parë i sezonit për Bellingham, që kur u kthye nga operacioni në shpatull. Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, pranoi se ekipi i tij pati vështirësi në fillim, por ishin në gjendje të niseshin në ndeshjen e dytë, veçanërisht pas golit të Bellingham-it, dhe tani kanë vëmendjen te Barcelona me një El Clasico të LaLiga-s që po afrohet.
“E dinim që do të ishte një ndeshje e fortë. Pati faza të ndryshme. Mendoj se në pjesën e parë filluam ngadalë dhe më pas u përmirësuam. E kishim të vështirë ta fillonim ndeshjen, por pas disa rregullimeve u paraqitëm shumë mirë në fushë. Pas golit tonë, kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen. Pastaj kemi një portier fantastik, si Kurtua. Po i bëjmë gjërat mirë! Të përgatitemi për të dielën”, tha trajneri i Real Madrid.
“Zonja e Vjetër” nuk triumfon që nga 13 shtatori dhe ka shtatë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha kompeticionet. Trajneri Igor Tudor mendon se ekipi nuk e meritonte humbjen.
“Kjo ndeshje na la shumë hidhërim, sepse nuk arritëm të merrnim një pikë në shtëpi. Të paktën një gol e meritonim, djemtë janë të dëshpëruar! Kundër kishim rivalë të fortë, por u paraqitëm mirë! Na vjen keq për mundësitë e humbura”, u shpreh trajneri i Juventusit, Igor Tudor.
Bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë nga tre ndeshje në Ligën e Kampioneve./ K.M
