Last Updated on 10/09/2026 by EL
Regjisori britanik Danny Boyle ka paralajmëruar për rrezikun që zhvillimi i Inteligjencës Artificiale mund të sjellë për të ardhmen e gazetarisë.
Duke folur në Festivalin e Filmit në Venecia, Boyle e cilësoi gazetarinë një nga shtyllat kryesore të çdo shoqërie, për shkak të rolit të saj në kontrollin e pushtetit.
“Gazetaria është një nga shtyllat e mëdha të çdo qytetërimi. Kjo është absolutisht e qartë, sepse brenda këtij grupi njerëzish, ku ka shumë njerëz të ndryshëm, ka nga ata që ngrihen përballë pushtetit dhe i thonë të vërtetën pushtetit. Të kesh njerëz të tillë në shoqëri është vërtet shumë e rëndësishme. Rreziku, natyrisht, me gjigantët e teknologjisë dhe Inteligjencën e tyre Artificiale, është se ata do të jenë në gjendje të zëvendësojnë gazetarinë. Do të mund të kenë një gazetar me AI, i cili është shumë më efikas, shumë më i lirë e kështu me radhë. Por a do t’ia thotë ky gazetar me AI të vërtetën pikërisht pushtetit që e ka krijuar?”, u shpreh Boyle.
Regjisori ngriti pikëpyetje mbi pavarësinë e gazetarisë së prodhuar nga Inteligjenca Artificiale dhe aftësinë e saj për të sfiduar kompanitë dhe strukturat e pushtetit që kontrollojnë teknologjinë./et
