Aksi rrugor Qafë Thore- Theth vijon të jetë i bllokuar edhe ditën e sotme tek tunelet panoramike. Sipas informacioneve po bëhën punime paraprake për pastrim deri te orteqet.
Ekspertet e autoritetit rrugor bëjnë me dije se po shkojnë në terren për të vlerësuar gjendjen dhe sigurinë për ndërhyrje në zonën e tuneleve.
Autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave civile njoftuan një ditë më pare se për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i pezulluar deri në një njoftim të dytë. Edhe mjetet borëpastruese nuk mund të ndërhyjnë aktualisht në zonë, për shkak të rrezikut të lartë nga ortekë të tjerë të mundshëm dhe kushteve të vështira atmosferike.
Zona pranë tuneleve panoramike konsiderohet një ndër pikat më problematike gjatë sezonit dimëror, për shkak të ekspozimit ndaj ortekëve. Institucionet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të shmangin plotësisht këtë aks, duke zgjedhur itinerare alternative.
Gjithashtu, qytetarët dhe vizitorët këshillohen të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare për çdo përditësim mbi situatën dhe rihapjen e mundshme të rrugës. /Kb
