Civilizimi Maya nuk u zhduk si pasojë e thatësires ekstreme. Deri më tani kjo ishte hipoteza e pranuar nga një pjesë e mirë e komunitetit të antropologëve.
Por së fundmi, sipas një studimi të Universitetit të Montreal , mendohet të ketë qenë një efekt domino socio-politik.
Janë kryer analiza të reja në liqenin pranë sitit arkeologjik Itzan me biomarkatorë, dhe shkencëtarët kanë arritur të rindërtojnë klimën e zonës në mijëvjeçarët e fundit. Nga analizimet rezulton se gjatë kohës që qytetërimi Maya kolapsoi, qyteti Itzan nuk kishte pasur asnjë reduktim të reshjeve.
Por pavarësisht bollëkut të ujit dhe tokave pjellore, popullsia e Itzan shënoi rënie në të njëjtën kohë me qytetet e tjera Maya.
Shoqëria Maya kishte lulëzuar falë një rrjeti të dendur shkëmbimesh tregtare dhe aleancave, e kur thatësira shkatërroi vetëm disa prej ekonomive në rajone të afërta, i gjithë sistemi ra në krizë.
Ndoshta Itzan, u përball me shumë refugjatë klimatike që largoheshin nga thatësira që i kishte prekur, dhe si pasojë qyteti shtet nuk e përballoi si pasojë edhe e sëmundjeve që u përhapen dhe mungesës së ushqimit për një popullsi shumë herë më të madhe.
Pra ekonomia e tyre u rrëzua, dhe qytet shtete ranë njera pas tjetrës, duke bërë që një qytetërim i tërë të kolapsohej plotësisht./mxh
