Last Updated on 07/12/2024 by adminfjala
Për ditën e Diel, moti deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura. Pas orëve të mesditës pritet mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme, me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra, në orët e mbrëmjes reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve priten reshje dëbore me intensitet mesatar dhe në periudha tepër afatshkurtra stuhi dëbore. Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër me intensitet deri mesatar.
Vlen për t’u përmendur edhe elementi i erës, e cila ditën e diel deri në orët e mesditës do të fryjë intensive, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s./ e.t
