Last Updated on 20/12/2024 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk janë ndjekur standarde demokratike nga Gjykata Speciale, ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, Rama u shpreh se është i gatshëm kurdoqoftë, për të depozituar një rezolutë në Kuvend për ish krerët e UÇK.
“Unë, dua ta dini të gjithë ju këtu dhe ata që na dëgjojnë se nëse Kuvendi i Kosovës, kurdoqoftë do të ndërmerrte nismën, për t’iu drejtuar të gjitha shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale, dhe për të ndarë me to, dyshimin e arsyeshëm, për cënimin e standardeve demokratike në procesin ligjor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe nëse do na kërkohej që një nisme të tillë t’i bashkohej edhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk flas dot për të tjerët, por për forcën time politike. Partia Socialiste do të angazhohej që të njëjtën rezolutë, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, ta depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi ai./ S,M