Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të premte ndryshime në kabinetin qeveritar, duke bërë një lëvizje në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Ervin Demo, i cili deri më tani mbante postin e ministrit të Pushtetit Vendor, do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Në kuadër të këtij ndryshimi, ministria që mbulonte pushtetin vendor pritet të bashkohet me Ministrinë e Brendshme.
Ndërkohë, Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme dhe do t’i bashkohet ekipit të kryeministrit në Kryeministri.
Rama e cilësoi këtë lëvizje si një riorganizim të skuadrës qeverisëse.
“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri”, deklaroi Rama.
Kryeministri shpjegoi gjithashtu se me emërimin e Ervin Demos në krye të Brendshme, në këtë strukturë do të integrohen edhe çështjet e pushtetit vendor.
“Ndërkohë që Ervini, ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, bashkimi i përgjegjësive lidhet me faktin se pushteti vendor tashmë ka marrë një formë më të plotë si strukturë.
Nga ana e tij, Besfort Lamallari falënderoi kryeministrin për besimin dhe bashkëpunimin gjatë viteve në qeveri, duke theksuar se eksperienca e tij e ka ndihmuar të rritet si profesionalisht, ashtu edhe njerë
