Dy arkitektë islandezë kanë propozuar një koncept futurist që synon të përdorë llavën e vullkaneve për ndërtimin e strukturave, përmes robotëve dhe teknologjisë së avancuar.
Në Islandë, ku aktiviteti vullkanik është i shpeshtë, ideja lindi nga sasia e madhe e bazaltit të krijuar gjatë shpërthimeve. Sipas arkitektëve, llava mund të trajtohet si një lloj “betoni i shkrirë, por pa çimento”, duke krijuar materiale ndërtimore të forta dhe potencialisht me më pak ndikim mjedisor.
Për shkak të temperaturave ekstreme, puna do të kryhej nga robotë, të cilët do të grumbullonin, transportonin dhe formonin lavën përmes teknologjive si printimi 3D dhe sistemet e ftohjes. Koncepti synon gjithashtu të ndihmojë në uljen e varësisë nga çimentoja dhe betonit, industria e të cilëve lidhet me emetime të konsiderueshme të CO₂.
Megjithatë, bëhet fjalë ende për një vizion afatgjatë. Arkitektët parashikojnë që një teknologji e tillë mund të realizohet rreth vitit 2150. Projekti përfaqësoi Islandën edhe në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, në vitin 2025.
Nëse ideja realizohet, shpërthimet vullkanike mund të shihen një ditë jo vetëm si kërcënim natyror, por edhe si një burim i jashtëzakonshëm materialesh për qytetet e së ardhmes./ad
