Cristiano Ronaldo kryeson listën e futbollistëve më të pasur që marrin pjesë në Kampionatin Botëror 2026, i ndjekur nga Lionel Messi dhe Neymar.
Portugezi mban vendin e parë me një pasuri të vlerësuar në 1.2 miliardë euro, ndërsa Messi renditet i dyti me 868 milionë euro dhe Neymar i treti me 391 milionë euro.
Klasifikimi i dhjetë lojtarëve me të ardhurat më të larta në turne vijon si më poshtë:
Cristiano Ronaldo – 1.2 miliardë euro
Lionel Messi – 868 milionë euro
Neymar – 391 milionë euro
Kylian Mbappe – 218 milionë euro
Harry Kane – 129 milionë euro
Mohamed Salah – 122 milionë euro
Son Heung-min – 87 milionë euro
Riyad Mahrez – 74 milionë euro
Erling Haaland – 69 milionë euro
James Rodriguez – 69 milionë euro
Renditja e Haalandit në vendet e fundit të dhjetëshes dëshmon se faktori moshë dhe kohëzgjatja e kontratave të marketingut luajnë një rol kyç në akumulimin e pasurisë, pavarësisht vlerës aktuale të lojtarit në tregun e transferimeve./mxh
