Kombëtarja e Portugalisë do të luajë ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026, ku do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos në kuadër të Grupit J.
Luzitanët vijnë në këtë turne me petkun e një prej skuadrave më pretendente dhe synojnë të marrin tri pikët e para për të konfirmuar statusin e tyre.
Në anën tjetër, përfaqësuesja afrikane shënon një rikthim historik në këtë kompeticion pas një mungese prej 52 vitesh, pasi hera e fundit që mori pjesë ishte në vitin 1974 nën emrin Zaire.
Pak minuta para fillimit të takimit, dy trajnerët kanë zyrtarizuar rreshtimet e tyre në fushë. Ashtu siç pritej, kapiteni Cristiano Ronaldo do ta udhëheqë Portugalinë nga minuta e parë, duke qenë pika kryesore e repartit ofensiv.
FORMACIONET ZYRTARE
Portugalia: Mendes, Veiga, Araujo, Cancelo, Vitinha, Neves, Neto, Fernandez, Silva, Ronaldo.
Kongo: Mpasi-Nzau, Wan Bissaka, Mbemba, Tuanzebe, Kapuadi, Masuaku, Mukau, Kayembe, Moutousammy, Bakambu, Wissa./mxh
