Last Updated on 24/02/2026 by Monika
Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Hantin Bonati u pyet nga gazetarët lidhur me arsyet e dëmtimit të aksit rrugor Librazhd-Pogradec dhe se cilët janë përgjegjësit për këtë.
Bonati u shpreh se po merren masa për të zbuluar shkaqet, ndërsa shtoi se nga verifikimet e deritanishme del se situata është shkaktuar nga erozioni.
“Sikurse u tha nga drejtuesit e institucioneve po merren masat për të zbuluar shkaqet nga se ka ardhur. Deri tani është verifikuar se ka ardhur për shkak të erozionit. Janë marrë të gjitha masat për të adresuar problematikat e deritanishme. Këto janë masa që po merren me seriozitet dhe në kohë rekord por këto janë dhe fatkeqësi natyrore që nuk mund të zgjidhen”, u shpreh zëvendësministri./mxh
