Last Updated on 25/11/2025 by Monika
Një masiv shkëmbor ka rrëshqitur në afërsi të digës së Bovillës, duke shkaktuar dëmtime në një nga tubacionet kryesore të furnizimit me ujë për Tiranën. Ngjarja ka sjellë pasoja të menjëhershme për mijëra banorë në kryeqytet, të cilët pritet të përballen me kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit zyrtar të UKT Tiranë, rrëshqitja e terrenit ka dëmtuar tubin furnizues DN 900 gize, një linjë kyçe e sistemit të shpërndarjes së ujit. Defekti ka prekur drejtpërdrejt shtatë zona të qytetit, përfshirë:
-
Qendrën
-
Laprakën
-
21 Dhjetorin
-
Ish-Parkun
-
Tiranën e Re
-
Bllokun
-
Yzberishtin
Ekipet e UKT-së ndodhen në terren dhe po punojnë me intensitet për të riparuar defektin sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, banorëve të zonave të prekura u kërkohet mirëkuptim deri në normalizimin e situatës.
Sipas autoriteteve, pritet që furnizimi të rikthehet gradualisht, por aktualisht nuk ka një afat të saktë për zgjidhjen e plotë të problematikës. Ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të terrenit të dëmtuar pranë digës së Bovillës, një pikë jetike për furnizimin me ujë të kryeqytetit/mxh
