Aktualisht në botë ekzistojnë rreth 12,000 koka bërthamore, prej të cilave SHBA-ja dhe Rusia zotërojnë rreth 90% të totalit. Shumë shtete nuk po shtojnë vetëm numrin, por edhe po modernizojnë armët e po zhvillojnë teknologji më të avancuara.
Rreziku i një gare të re bërthamore po rritet, ndërsa marrëveshjet për kontrollin e armëve janë dobësuar, pavarësisht se mundësia e përdorimit të armëve bëhet edhe më e lartë.
Bota po largohet nga reduktimi i armëve bërthamore dhe po hyn në një fazë të re, në të cilën fuqitë e mëdha po armatosen më shumë dhe tensionet globale po shtohen. Kjo konsiderohet si një nga zhvillimet më të rrezikshme të ditëve të sotme për sigurinë globale.
Sipas të dhënave, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Mbretëria e Bashkuar, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut janë nëntë vendet që zotërojnë rreth 12,000 koka bërthamore në total.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara dominojnë botën në këtë drejtim dhe të dyja së bashku kanë rreth 88% të arsenalit global.
Sa shpenzojnë për armët bërthamore?
Në total, këto 9 shtete shpenzojnë mbi 100 miliardë dollarë në vit, bazuar në të dhënat deri në vitin 2024, më konkretisht:
Shtetet e Bashkuara me rreth 56.8 miliardë $, Kina me rreth 12.5 miliardë $, Rusia me rreth 8.1 miliardë $, Franca me rreth 6.4 miliardë $, India me rreth 2.6 miliardë $, Pakistani me rreth 1.1 miliardë $./kb
