Krerët e degëve të Partisë Demokratike i kanë propozuar liderit demokrat Sali Berisha që të futen në grevë urie dhe në të të jenë deputetët, si dhe familjarët e tyre. Sipas tyre, gjendja ku ndodhet vendi ka nevojë për vendime të forta.
Siç raportohet nga burime brenda mbledhjes, Sali Berisha nuk e ka rrëzuar këtë propozim, duke lënë të hapur çdo mundësi, ndërkohë që edhe vetë ka parashtruar një mundësi proteste.
Lideri demokrat është shprehur se greva e urisë është një mundësi, por në kushtet kur ata përballen me një narkoregjim, siç e ka cilësuar ai qeverisjen e Edi Ramës, ajo nuk është forma më e mirë e përgjigjes.
Vetë Sali Berisha u ka propozuar kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike që të protestojnë një herë në javë përpara Parlamentit. m.p.
