Last Updated on 30/10/2026 by Anisa
Pjerin Ndreu ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, duke e akuzuar se ka ndryshuar qëndrim ndaj protestuesve dhe zhvillimeve të fundit politike.
Kryetari i Bashkisë së Lezh☺ës i referohet edhe situatës në Serbi, ku sipas tij, opozita tradicionale është dobësuar, ndërsa shprehet se Berisha është shqetësuar për pozicionin e tij në krye të opozitës.
Me tone ironike, ai përmend edhe protestuesit e njohur si “flamingot”, duke pretenduar se Berisha tashmë po kërcënon ata që më parë i mbështeste.
“Dhelpra Sali e nuhati se po i rrëshqet kreu i opozitarizmit!
Sidomos pas Serbisë, ku partia e vjetër opozitare u shkri si akulli, Saliu u bë xhind!
Mori në dorë sheshin, ndërseu militantët me molotovë, kërcënoi kë i doli përpara, sidomos ata të “flamingove”, që deri para ca kohësh i “mbështeste”!
Ehhh, çfarë estrade me këtë!
Lum ne që e kemi! Ne socialistët, domethënë…
Kemi lindur me këmishë, më duket!”, shkruante kryebashkiaku i Lezhës./ad

