Një episod krejt i papritur, por njëkohësisht shumë komik, ka ndodhur në spektaklin Ferma VIP, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.
Protagoniste e situatës është bërë Sara Karaj, e cila e ka rrëfyer ngjarjen gjatë një bisede me hyrjen më të re në fermë, Ilir Shaqiri. Ajo ka treguar se gjithçka nisi si një veprim i zakonshëm, por përfundoi në një incident të çuditshëm.
Sipas Sarës, teksa po ushqente një lopë me bar, kafsha i është afruar dhe gjatë momentit që po i lëpinte dorën për të marrë ushqimin, ka përfunduar duke gëlltitur edhe unazën që ajo mbante në gisht. Situata e la Sarën të habitur, por ajo zgjodhi ta trajtojë me humor.
Me tone shakaje, ajo u shpreh se tani duhet “të presin” derisa lopa ta nxjerrë unazën, duke shtuar me të qeshur se banorët mund të duhet të kontrollojnë… edhe bajgën për ta gjetur./mxh
