Ardian Ismajli u rikthye titullar te Torino pas angazhimit me Kombëtaren dhe ishte lojtari më i vlerësuar në fitoren 0-1 ndaj Pisas.
Mbrojtësi shqiptar zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke marrë notën 7.9. Ndeshja pati pak raste në pjesën e parë, me tentativën e parë që erdhi në minutën e 15-të nga Gvidas Gineitis, e ndalur nga Semper.
Torino krijoi raste të tjera me Gineitis dhe Aebischer, por pa konkretizim. Në pjesën e dytë, Vlasic dhe Simeone provuan për miqtë, por pa sukses. Goli vendimtar u shënua në minutën e 80-të nga Ché Adams pas një krosimi të Pedersen.
Torino siguroi fitoren e tretë në pesë ndeshjet e fundit dhe ngjitet në vendin e 12-të. Pisa mbetet në fundin e renditjes me vetëm një fitore në 20 ndeshjet e fundit./mxh
