Last Updated on 29/07/2026 by Kesjana
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi.
Meta ka kërkuar pavlefshmëri të akteve hetimore. Mbrojtja e tij ka kontestuar komunikimet e marra nga celulari i biznesmenit Kastriot Ismailaj, ku përfshihet edhe episodi i mesazhit me tekst “nesër më duhen patjetër 200 mijë”.
Meta ka theksuar se, këto komunikime nuk mund të përdoren si provë, pasi nuk është vërtetuar asnjëherë se ka qenë dërguesi i këtij mesazhi.
Po ashtu, Meta i ka dorëzuar gjykatës kërkesën për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të procesit.
GJKKO e ka rrëzuar menjëherë këtë kërkesë, duke thënë se për këtë çështje është marrë një herë një vendim/kb
