Last Updated on 06/05/2026 by Kesjana
Në aksin Qukës-Qafë Plloçë janë evidentuar sërish problematika. Këtë herë në Lotin 2, pranë zonës së njohur si Kthesa e Trebinjës, rruga ka pësuar batim.
Problematikat janë shfaqur vetëm pak kohë pasi një tjetër segment, disa metra më tej, pësoi zhytje për shkak të rrëshqitjeve. Edhe ajo pjesë ende nuk është kthyer në normalitet, ndërsa qarkullimi vijon vetëm në njërën korsi.
Kontraktori ka nisur ndërhyrjen për riparimin e segmentit të dëmtuar. Aksi, me kosto rreth 260 milionë euro, u hap për qarkullim në shtator të vitit të kaluar, por që prej inaugurimit është shoqëruar me dëmtime të përsëritura.
Për ndërtimin e Lotit II, nënkontraktore e kompanisë “Combain Group” ka qenë “Alb Building”./kb
