Last Updated on 02/10/2025 by adminfjala
Silvana Çeliku ka mbyllur karrierën pranë pacientëve me kancer. Sot ishte dita e saj e fundit si Shefe e Onkologjikut pasi ka dalë në pension.
Prej shumë vitesh Silvana Çeliku ka ushtruar profesionin e saj në Spitalin e Onkokogjikut ku i ka shërbyer me profesionalizëm pacientëve.
Ajo ka kryer specializimin si mjeke gjinekologe pranë Maternitetit të Tiranës (1985-1988) dhe ka vijuar me specializime të tjera jashtë vendit në disa klinika të rëndësishme në Gjermani, Poloni, Itali, Francë dhe Amerikë.
Në vend të saj tashmë është komanduar si shef shërbimi, Helidon Nina, deri në momentin që të mbahen zgjedhjet për drejtuesin e ri. Helidon Nina gjithashtu prej disa vitesh është pjesë e stafit mjekësor tek Onkologjiku.
Tashmë Nina do të jetë drejtues i komanduar i këtij shërbimi mjaft delikat, ku pacientët kërkojnë mjekim të specializuar./e.t
