Politikani Dashamir Shehi komentoi sot përballjen e kohëve të fundit mes mazhorancës dhe opozitës.
I ftuar në një studio televizive, Shehi nuk i ndali kritikat si për kryedemokratin Sali Berisha, ashtu edhe për kryesocialistin e njëherësh kryeministrin Edi Rama.
Sipas Shehit, drama më e madhe e vendit është përballja me Ramën, në një kohë kur alternativa qeverisëse ofrohet nga Berisha.
“Berisha ka bërë pjesën e tij. Ai vinte nga pellgu i komunizmit dhe ka këpërcyer ylberin në këtë pjesë. Deri këtu është në rregull. Berisha nuk ka punë fare me të djathtën, po pengon opozitën shqiptare, demokracinë dhe lirinë. Drama e Shqipërisë është përballja me Ramën, ndërsa alternativa është Berisha”,-tha Shehi./kb
