Last Updated on 23/02/2026 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Duket si një kataklizmo, ajo që po ngjet me rrugët tona javët e fundit. Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas, në Vlore, Gjirokaster, rruga e Arberit, apo dhe në akse të tjera në shkallë vendi, duhet të zgjojë strukturat qeveritare dhe ato hetimore. Të garosh në tendering e një rruge nacionale me shumë rëndësi infrastrukturore, është një angazhim moral, profesional, dhe kombetar. Ato kompani që e mbajnë vehten si “elitare në fushën e ndertimit të rrugëve”, sot gjenden të akuzuar nga strukturat qeverisëse dhe ato të drejtësisë. Mungesa e stafit të duhur inxhinerik, mungesa e logjistikës dhe pajisjeve modern llogaritëse dhe verifikuese, janë kthyer për shumicën e firmave dhe kompanive ndertuese, një hall i madh. Shumica e tyre, nuk kanë stafin e duhur inxhiniero-teknik, injorojnë projektet e dikurshme të rrugëve, raportet e dikurshme të specialisteve të gjeologjisë dhe ndertimit, dhe ja rezultati. Marria e tyre, arrin kulmin, kur nisin punimet pa patur kurrfarë përgjegjësie, kurrfarë informacioni, duke mos shfletuar asnjë faqe nga librat, raportet dhe vleresimet e ish-inxhinerëve me emër që ka patur Shqiperia në fushën e ndertimit të veprave dhe rrugeve. Sot Shqiperia, gjendet në kolaps total mbi situaten e rugëve. Eshte izoluar Juglindja, është vështirësuar aksi rruges së Arberit, ai Lozhan-Gramsh-Elbasan, rruga e Beleshit, dhe plot rrugë të tjera. Çfarë po ndodh me rrugët, kush deri sot është arrestuar nga pronaret e firmave dhe kompanive ndertuese, nga stafi i tyre krejt i paaftë profesionalisht ? Asnjë. Prokuroria ka deklaruar se “nisëm hetimet”, dhe kaq. Në akohën e “diktatorit”, që e përflasim aq shumë sot, të kishte ndodhur kjo, do të ishin arrestuar Brenda 24 oreve qindra vetë, nga poshte deri lartë. Dikush do të thotë se, “diktatori e tepronte”. Ashtu, apo mire pra, le të vuajmë izolimin, vjedhjen e taksave tona nga firma dhe kompani mizerabël, që garojnë, perdorin lloj-lloj makinacionesh për të fituar tenderin miliona euro, dhe pastaj çajnë dhe shkaterrojnë edhe rrugët ekzistuese. Kjo situatë është më tepër se alarmante. Ministria e Infrastruktures dhe ARRSH-ja, duhet të kopsitin dosjen për ta derguar drejt organeve drejtesisë. Mëdyshje dhe hamendësi të tjera nuk ka, veç faktit se ato firma dhe kompani të fushës së ndertimit të rrugëve, po tallen dhe vjedhin taksat tona, po ndertojnë rrugë skarco, dhe po izolojnë qytete dhe fshatra të Shqiperisë. Derisa fakultetet e Inxhinerisë, nxjerrin çdo vit, inxhinierë të rinj të cilët provimet i marrin me para ose me forma të tjera, duke mos lexuar për 4 vjet asnjë libër, dhe pastaj punësohen tek firmat dhe kompanitë e ndertimit që janë kthyer në vatra pazaresh, kjo do të ndodhë. Madje them se, kjo situatë vonoi shumë, duke patur parasysh gjendjen mizerabël të rrugeve dhe pasigurinë e tyre në shkallë vendi. Firmat dhe kompanitë e ndertimit, janë kthyer si piramidat e 1996 në Shqiperi. Eshtë momenti që SPAK të veprojë shpejt, pa asnjë hezitim, dhe të godasë me anë të ligjit këdo që është bërë i pasur me paratë tona./kb
