Last Updated on 23/02/2026 by Kesjana
Një moment i pazakontë u regjistrua para ndeshjes mes FC Barcelona dhe Levante UD, kur presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta, u pa duke ndihmuar personalisht në pastrimin e ujit në stadium.
Për shkak të reshjeve dhe grumbullimit të ujit në disa zona të Camp Nou, stafi po punonte për ta kthyer fushën dhe ambientet në gjendje të përshtatshme për zhvillimin normal të takimit. Në ato momente, Laporta mori një sfungjer dhe iu bashkua punonjësve, duke ndihmuar në largimin e ujit.
Pamjet u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime dhe komente pozitive nga tifozët. Me humor, Laporta thuhet se ka komentuar se “këtë e kam bërë edhe në ushtri”.
Ndeshja u zhvillua normalisht dhe Barcelona arriti fitore 3-0, duke përforcuar pozitat e saj në krye të renditjes së La Liga./kb
