Lodhja kronike nuk shfaqet gjithmonë vetëm me përgjumje. Mjekët paralajmërojnë se shenja si irritimi i shpeshtë, rënia e përqendrimit, dhimbjet e kokës dhe mungesa e motivimit mund të jenë sinjale që trupi po kërkon pushim.
Mungesa e gjumit cilësor, ushqyerja e parregullt dhe stresi i vazhdueshëm janë ndër faktorët kryesorë. Specialistët rekomandojnë vendosjen e orareve të rregullta për gjumë, konsumimin e ushqimeve të pasura me magnez dhe vitaminë B, si dhe shkëputjen nga pajisjet elektronike të paktën një orë para gjumit./KM
