Last Updated on 07/07/2025 by adminfjala
Lene Prroni raportohet të jetë pronarja e kabinave të vendosura në zemrën turistike të Thethit, të cilat këtë të hënë kanë përplasur keq kryeministrin Edi Rama me Prokurorinë e Shkodrës, duke detyruar këtë të fundit të dalë me një sqarim, si rrallëherë.
Gazatarja e njohur Anila Hoxha ka zbardhur dhe dëshminë e saj në organin e akuzës, se ishte interesuar për lejë në Bashkinë e drejtuar nga Benet Beci, por i kishin thënë se duhet të kishte dokumentet e pronënisë, për të marrë leje ndërtimi.
Po ashtu, Lene Prroni ka deklaruar në dëshminë e saj se në dijeninë që ka për ligjin, kur ndërtimi është pa themel dhe pa betone, nuk ka nevojë për leje ndërtimi. Këtë arsye ka referuar dhe zyrtarisht Prokuroria e Shkodrës.
“Kapanonet e gjetura janë te vendosura ne pronën time, është nje prone qe e kam të trashëguar nga paraardhësit e mi. Deklaroj se jam interesuar prane bashkisë per të marre leje ndertimi për vendosjen e tyre, por më thanë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronesie qe të perfitosh.
Dhe unë nuk kam dokumente pronësie, por e kam te trasheguar pronën brez pas brezi. Gjithashtu deklaroj se ne dijenine time, per objektet që janë pa themele, pa betone, nuk ka nevoje per të marre leje.
Paratë për ndertimin e ketyre kapanoneve i kam marre borxh, tek te afermit e mi, per te ndërtuar keta kapanone. Kam patur rreth 300 krere bageti ne Dukagjin, por duke qenë se nuk kisha coban per t’u kujdesur per to, i shita te gjitha”, ka deklaruar Lene Prroni. m.p.