Last Updated on 19/02/2026 by Anisa
Policia e Tiranës ka goditur një subjekt me aktivitet ndërkombëtar në fushën e tregtimit të suplementeve. Gjatë operacionit, autoritetet zbuluan një magazinë ku ruheshin produkte të skaduara dhe të kontrabanduara, të cilat më pas shiteshin online. Në total, u sekuestruan mbi 10,000 suplemente ushqimore dhe bimore, shumica pa pulla të Agjencisë së Barnave, pa etiketa në gjuhën shqipe dhe pa dokumentacion të rregullt.
Në lidhje me këtë rast, është shpallur në kërkim administratori i subjektit, shtetasi me origjinë nga Bosnje-Hercegovina, J. T., 53 vjeç, ndërsa dy punonjësit, J. G., 30 vjeç, dhe M. Ç., 26 vjeç, janë proceduar penalisht. Autoritetet vijojnë punën për kapjen e administratorit./A.D
