Last Updated on 13/03/2026 by Anisa
Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka shpërthyer në kritika të forta ndaj lidershipit të Partisë Demokratike në lidhje me protestat që kjo forcë politike po mban.
Në një postim në rrjetet sociale, Spaho shkruan se opozita është e paaftë që të ndryshojë situatën.
Ish-deputeti ka bërë fajtor Sali Berishën për gjendjen në të cilën ndodhet opozita.
“Me këtë drejtues opozitë Ramen do e kemi në qafë edhe për shumë vjet”, shkruan ai.
Postimi i plotë i Edmond Spahos:
Opozita e paafte te ndryshoje gjendjen.
E disata here qe premton se kjo proteste rrezon Ramen.
Rama vazhdon mbreterimin.
Kryetari opozites njofton protesten e rradhes.
Nga sot, ne sajen tuaj, Edi Rama nuk eshte me Kryeminister.
Jemi ne kilometrin e fundit!
Me kete drejtues opozite Ramen do e kemi ne qafe edhe per shume vjet.
Njera dore lan tjetren, te dyja lajne fytyren.
