Shpërthimi i vullkanit Etna në Siçili ka tërhequr me mijëra vizitorë, të cilët duan të shijojnë nga afër pamjet spektakolare që dhuron çlirimi i llavës përvëluese, pavarësisht rrezikut të madh që ajo përbën.
Janë të shumtë alpinistët dhe dhe kureshtarët që ngjiten rreth 1200 metra mbi nivelin e detit për të filmuar, duke iu afruar mjaft pranë lumenjve të kuq që rrjedhin në shpatet e malit në Siçili, ndërsa gurët dhe hiri rrotullohen me shpejtësi në humnerë.
Shpërhtimi i vullkanit më aktiv në Europë ka shkaktuar kaos udhëtimesh në kulmin e sezonit turistik.
Autoritetet italiane u detyruan të pezullojnë sërish fluturimet në aeroportin e Katanias, pasi erërat e forta po shpërndajnë re të mëdha hiri në të gjithë pjesën lindore të ishullit, duke bllokuar mijëra pushues./mxh
