Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, foli sot në një emision televziiv për rastin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për tunelin e Llogarasë.
Shehi tha se me këtë tunel vendit tonë i kanë humbur 200 mln euro.
Ai tha se nuk kishte arsye që të ndërtohej ai tunel, kur në Shqipëri ka probleme tjera më serioze në infrastrukturë.
“Për mua nuk kanë humbur 50 mln te tuneli, kanë humb 200 mln Shqipërisë. Po pse i duhet ai tunel Shqipërisë në një situatë rrugësh që jemi ne. Mezor dalim nga Tirana, në unazë të Elbasanit 2 orë radhë. Për çfarë u dashka një tunel 200 mln? E kam thënë që kur filloi tuneli”, tha Shehi.
Shehi: Unë mendoj se nuk është se ka ndonjë çështje Balluku këtu. Siç nuk ka pasur as ndonjë çështje Veliaj, Ahmetaj. Çështja këtu është Rama, sepse në Shqipëri pushteti është kaq vertikal. Nuk merren këto vendime nga një ministër, aq më pak një drejtor. Sepse kur është puna nga ana ligjore nuk është çudi që të përfundojë te drejtori kjo punë. Se dhe ministritë nuk bëjnë tenderat, ato i firmosin drejtorët. Ministritë japin urdhër, pastaj atë presionin, marrëveshje me kompanitë i bën kryeministri. Këtu asnjë proces nuk është transparent.
Për mua nuk kanë humbur 50 mln te tuneli, kanë humb 200 mln Shqipërisë. Po pse i duhet ai tunel Shqipërisë në një situatë rrugësh që jemi ne. Mezor dalim nga Tirana, në unazë të Elbasanit 2 orë radhë. Për çfarë u dashka një tunel 200 mln? E kam thënë që kur filloi tuneli. Për dy muaj që bën turizëm në verë? Kjo ishte prioriteti i Shqipërisë?/e.t
