Last Updated on 31/07/2025 by adminfjala
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet gjermane ku është goditur një grup kriminal i mashtrimit kompjuterik.
Krah prokurorit të Posaçëm Eneid Nakuçi dhe atij gjerman, gjatë konferencës së kësaj të enjte ishte edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Hetimet e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana e cila u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të tregojën kujdes dhe të mos klikojnë mesazhet e dyshimta që u vijnë në rrjetet e tyre sociale apo në telefonin e tyre.
“Krimi më i zakonshëm për qytetarët që i drejtohen zyrave të Policisë së shtetit ka të bëjë me fasifikimin kompjuterik dhe ndërhyrje të paautorizuar në të dhënat kompjuterike. Megjithatë falë forcimit të kompanive globale kemi bërë të mundur uljen e numrit të denoncimit sa i përket këtyre veprave penale sepse u kemi ofruar asistencë teknike në zgjidhjen e këtyre problemave. Vepra e tretë është mashtrimi kompjuterik.
I drejtohem qytetarëve shqiptarë të kenë kujdes çfarë klikojnë çdo mesazh që iu vjen në telefon nëpër rrjetet sociale në email të kenë kujdes që ai vjen nga një platformë e sigurt dhe te kujdesen për mesazhet që janë atach se duke besuar që vijnë mesazhe nga banka, ata japin të dhënat bankare dhe bëhen kështu viktima të mashtrimit kompjuterik”, tha ajo.