Last Updated on 20/05/2026 by EL
I nominuari i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador të SHBA në Shqipëri, Eric Wendt, foli në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe prioritetet që do të ketë nëse konfirmohet në detyrë.
Në fjalën e tij, Wendt vlerësoi bashkëpunimin me trupat shqiptare gjatë misioneve të NATO-s dhe tha se ushtarët shqiptarë “mishërojnë shpirtin besnik të heroit Skënderbeu”, ndërsa e cilësoi popullin shqiptar si “krenar, punëtor dhe mikpritës”.
Ai shprehu hapur mbështetjen e palëkundur të SHBA për reformën në drejtësi dhe SPAK, kur theksoi se një nga prioritetet kryesore të Amerikës do të jetë mbështetja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.
“Nëse konfirmohem, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane. Nëse konfirmohem në detyrë, ne do të përdorim katër linja veprimi ndërsa vlerësojmë rrugën përpara për të zhvilluar më tej planin e ambasadës për vendin.
Linja e parë do të shqyrtojë mënyra për ta bërë Amerikën më të sigurt, duke mbështetur Shqipërinë teksa vazhdon luftën kundër korrupsionit, si edhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës”, u shpreh Wendt gjatë raportimit në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan.
“Nëse konfirmohem, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane. Nëse konfirmohem në detyrë, ne do të përdorim katër linja veprimi ndërsa vlerësojmë rrugën përpara për të zhvilluar më tej planin e ambasadës për vendin. Linja e parë do të shqyrtojë mënyra për ta bërë Amerikën më të sigurt, duke mbështetur Shqipërinë teksa vazhdon luftën kundër korrupsionit, si edhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës të lidhur me kartelet latino-amerikane të drogës, për ta bërë më të sigurt si Shqipërinë ashtu edhe Amerikën. Së dyti, ne do të punojmë për ta bërë Amerikën më të mbrojtur. Këto veprime do të përfitojnë gjithashtu edhe sigurinë e Shqipërisë”, tha ai./ET
