Qeveria finlandeze njoftoi planet për të futur një test njohurish rreth shoqërisë finlandeze për shtetësinë, në një hap tjetër drejt shtrëngimit të politikës së emigracionit të vendit.
Testi, i cili do të jepet në njërën nga dy gjuhët kryesore zyrtare të vendit, finlandisht ose suedisht, synon të vlerësojë njohuritë e kandidatëve për funksionimin e shoqërisë finlandeze dhe parimet e saj themelore, siç njofton Ministria e Brendshme e Finlandës.
Si alternativë, kandidatët mund të vërtetojnë njohuritë e tyre për shoqërinë dhe politikën duke kaluar provimet e pranimit në universitet ose duke marrë një diplomë universitare në finlandisht ose suedisht.
“Shtetësia nuk jepet automatikisht. Këto reforma inkurajojnë integrimin, punësimin dhe respektin për rregullat e shoqërisë finlandeze”, tha ministrja e Brendshme, Mari Randanen.
Që nga marrja e detyrës në vitin 2023, qeveria e koalicionit të krahut të djathtë të vendit nordik ka ndërmarrë hapa për të shtrënguar ligjet e emigracionit.
Nëse plani i qeverisë miratohet nga Parlamenti, testi do të zbatohet vitin e ardhshëm. Ai do të përfshijë pyetje mbi ligjet kryesore finlandeze, të drejtat themelore të njeriut dhe barazinë gjinore./Kb
