Një nga kërkesat e paraqitura nga protestuesit në Tiranë është që qeveria teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja të zgjidhet me short. Një ide e tillë është kundërshtuar nga analistë të ndryshëm por edhe nga opozita, me pretendimin se nuk mund të dilet mbi Kushtetutën. Por, një gjë e ngjashme ka ndodhur në Shqipëri në vitin 1924, kur Fan Noli u bë kryeministër pikërisht me short. Rasti ilustron edhe çfarë nënkupton zgjedhja me short, një mekanizëm për të gjetur një emër për kryeministër jo ndryshimin e procedurës së votimit në Parlament.
Kryeministri me short
*Kastriot Dervishi
Pasi triumfoi kryengritja e qershorit 1924, ata që e bënë nuk dinin si ta ndanin pushtetin që morën.
Në mes të kaosit, rrumpallës, luftës ndaj njëri-tjetrit, etj, vendosën që kryeministri të vihej nga shorti.
Kandidatë dolën Fan Noli, Qazim Koculi dhe Sulejman Delvina.
Shorti zgjodhi Nolin, i cili u bë i vetmi kryeministër i caktuar nga rastësia.
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Naltë, Demir Vila, sapo mori vesh rezultatin, ia njoftoi me telefon eprorit të tij Sotit Peci.
“Bobo, ky këmbëters do të na çojë të gjithëve në mjerim”-psherëtiu Peci.
Kjo ndodhi 102 vjet më parë. Ishte 10 qershori 1924.
/ad
